Cheryl Cole ka folur pas ndarjes së saj nga Liam Payne.
Këngëtarja 35-vjeçare shfrytëzoi Twitter-in për t’ju dhënë fund thashethemeve se nëna e saj ishte e përfshirë në ndarjen e çiftit, transmeton Klan Kosova.
‘E urrej reagimin ndaj këtyre thashethemeve në kohë të tilla të vështira, por nuk mund të rri e të dëgjojë artikuj të këqij, të rremë në lidhje me nënën time’, shkroi Cheryl.
Ajo shtoi: ‘Nuk e di pse përfshiheni në tregime për mua. Unë ju siguroj se ajo nuk ka të bëjë fare me të. Unë jam një grua e rritur e cila është e aftë të merret me jetën e saj. Ajo është një grua e butë dhe e ndershme që nuk meriton të përfshihet në gjëra të tilla’.
Cheryl dhe Liam njoftuan ndarjen e tyre pas më shumë se dy vjet në lidhje. Ata kanë një djalë njëvjeçar me emrin Bear.