Ben Chilwell i ka kushtuar shumë Chelseat, por klubi londinez tanimë nuk janë pishman për shpenzimet që kanë bërë.
Chelsea ka fituar Ligën e Kampionëve derisa Chilwell ka qenë ndër më të mirët te londinezët këtë edicion.
Mbrojtësi i majtë anglez ka thënë se për këtë ndjenjë ka zgjedhur Chelsean, derisa është një ëndërr e bërë realitet.
“Kemi luftuar shumë sot. E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë kemi luftuar për jetën tonë, për të arritur në këtë moment, për të pasur këtë ndjenjë”.
“Për këtë kam ardhur te Chelsea. Është ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Chilwell pas ndeshjes.
“Vendimtare ishte se ishim agresiv. Jam lodhur me afrimin e fundit, por kur bëhet fjalë për trofeun e Ligës së Kampionëve nuk ndaleni asnjëherë”.
“Të gjithë kemi luftuar për këtë moment. Ne kemi fituar Ligën e Kampionëve dhe nuk brengosem se si kemi luajtur”, u shpreh anglezi.