Chollet vjen nesër në Kosovës, takohet me Kurtin në Qeveri

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta pres nesër në takim Këshilltarin Special të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do të mbahet nga ora 14:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Chollet ka folur për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

I pyetur për çështjen e Asociacionit, Chollet ka thënë se është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, ka deklaruar Chollet. 

Të ngjashme