Reperi i njohur amerikan, Chris Brown, ka mirëpritur fëmijën e tij të dytë, sipas Page Six.
Këngëtari 30-vjeçar dhe ish e dashura e tij, modelja, Ammika Harris, janë bërë prindër të një djali. Ky është fëmija i dytë për Brown, pasi ai tashmë është babai i vajzës 5-vjeçare Royalty, të cilën e ndan me ish të dashurën Nia Guzman.
Harris postoi një mesazh të fshehtë të enjten në historinë e saj në Instagram duke aluduar ardhjen e foshnjës, me përshkrimin “Unë isha e dashuruar, kur të pashë për herë të parë”.
Brown, ndërkohë, ndau një foto të vetes me titullin, “11-20-2019”, i cili mund t’i referohej datës së lindjes së foshnjës, shkruan Telegrafi.
Brown gjithashtu kishte lënë të kuptohet se Harris ishte shtatzënë, duke lënë komente të tilla si “mamaja e fëmijës tim” nën fotot e saj.
Megjithëse tashmë kanë një fëmijë së bashku, Brown dhe Harris aktualisht nuk janë çift.