Na duhet t’i urojmë fat Chris Brown për të gjetur të dashurën e tij të radhës. Ylli i muzikës mund të ketë frikësuar aq shumë vajzat në postimin e fundit saqë askush të mos i afrohet më.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, Chris ka paralajmëruar të dashurën e tij të ardhshëm se si është të jesh i lidhur me të.
Ai është shprehur se do ta përndjekë atë aq shumë sa do të lodhet. Nëse ai vërtetë do të bjerë në dashuri me atë, askush tjetër nuk mund ta ketë. Ai ka shtuar se do ta bëjë jetën e saj të mërzitshme duke e përndjekur gjatë gjithë kohës edhe nëse romanca ka përfunduar.
Shumë fansa kanë reaguar ndaj këtij postimi, ku një pjesë ka komentuar se këngëtari ka vërtetë nevojë për ndihmë ndërsa pjesa ka shkruar se kjo deklaratë nuk duhet marrë aq seriozisht.