Chris Evans nuk do të bëjë më filma të Marvelit

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 09:27 | Nga

Chris Evans ka zbuluar se është gati që të tërhiqet nga të bërit filma të Marvelit.

Aktori njihet më së shumti për rolin e tij si Kapiten Amerika që prej vitit 2011, kur kishte debutuar me këtë rol në filmin “Captain America: The First Avenger”.

Ai do ta luajë sërish Kapitenin edhe në filmin që do të shfaqet së shpejti në kinema, “Avengers: Infinity War”, si dhe në filmin e katërt të Avengers që pritet të realizohet vitin e ardhshëm.

“Në një intervistë, ai tha se filmi do të jetë një moment madhor në universin kanonik dhe do të sjellë ‘ gjëra që nuk i keni parë kurrë në filmat me superheronj: një fund’”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme