Chris Paul ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen që ekipi i tij Golden State Warriors e zhvilloi ndaj Detroit Pistons.
Paul gjatë ndeshjes e ka thyer dorën, më saktësisht në çerekun e tretë dhe nuk ishte në gjendje të kthehej më në parket.
Më vonë, ekipi njoftoi se atij i duhet ta operojë dorën.
38-vjeçari iu bashkua Warriorsit në muajin qershor dhe ka pasur mesatare prej 8.9 pikëve dhe 7.2 asistimeve gjatë 32 ndeshjeve të zhvilluara në edicionin aktual.
Këtë takim që ishte i pafat për Paul e fitoi ekipi i tij Warriors me rezultatin 113:109.
Në krahun tjetër, Pistons vazhdojnë me formë të dobët, duke barazuar rekordin për më së shumti disfata rresht në histori të NBA.