Chris Watts pranon fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzave të tij

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Chriss Watts nga Kolorado ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij shtatzënë dhe vajzave të tij.

Prokurori është pajtuar për të hedhur poshtë dënimin me vdekje në këmbim të pranimit të fajësisë nga ana e Watts për nëntë akuza.

Shanann Watts, 34 vjeçare, e cila ka qenë në javën e 15-të të shtatzënisë dhe vajzat e tyre, Celeste dhe Bella janë raportuar të zhdukura në muajin gusht.

Pas gjetjes së trupave të viktimave, Watts është akuzuar zyrtarisht për vrasje, dëmtim të trupave të vdekur dhe ndërprerje të shtatzënisë.

Ai ka pretenduar më herët se pasi ka vrarë gruan e tij, ai ka vrarë njërën prej vajzave dhe ka tentuar ta vrasë tjetrën duke e sulmuar.

Në seancën e caktuar për 19 nëntor, Watts mund të përballet me tre dënime të njëpasnjëshme të burgimit të përjetshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme