Modelja Chriss Teigen zbukuron ballinën e revistës “Elle” për të cilën zbuloi disa detaje nga jeta e saj bashkëshortore.
Chrissy tashmë pesë vjet është e martuar me muzikantin John Legend, me të cilën ka dy fëmijë, vajzën Luna dhe djalin, Miles.
Bukuroshja, e njohur si një zonjë që nuk ngurron të flas, tregoi se në takimin e parë burri i sotëm nuk i ishte dukur seksi, megjithëse i kaloi 12 orë në krah të tij.
Chris dhe John u takuan në vitin 2007 kur regjistruan videon e këngës “Stereo”. Modelja thotë se nuk ishte dashuri në shikim të parë, por gjithçka ndryshoi pas 12 orëve të përbashkëta.
“Nuk i thashë vetes ‘Wow ai është aq seksi’, por Johni e bëri hapin e parë. Ne kemi kaluar 12 orë së bashku në takim. Kjo llogaritet si 12 takime, apo jo”, ka thënë Chris.
Theksojmë se çifti u martua në Itali në verën e vitit 2013 pas 4 vjet marrëdhënie. Ata luftuan për një kohë të gjatë që të krijojnë një familje natyrale, por modelja në fund i është nënshtruar venupunkturës.
Ndryshe, zeshkania nuk ankohet se ka fituar peshë pas shtatzënisë së dytë, kur ka fituar 27 kilogramë.