Chrissy Teigen kujton momentin me një fotografi prekëse nga spitali

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Modelja e popullarizuar amerikane, Chrissy Teigen, ka publikuar një imazh prekës në rrjete sociale – një vit pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti John Legend, humbën foshnjën në 2020.

Autorja, e cila e kishte quajtur djalin Jack, theksoi se kurrë nuk do të mbetet shtatzënë sërish pas humbjes së fëmijës.

35-vjeçarja, të martën, hodhi një imazh të realizuar në vitin që lamë pas ku shfaqej duke qarë në shtratin e spitalit derisa John e ngushëllonte.

Ylli i “Bring the Funny” ishte 20 javëshe shtatzënë në atë kohë.

“Dhe djalit që ne pothuajse e kishim”, ka nisur rrëfimin Teigen. “Një vit më parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund ta imagjinoja për të më treguar se mund te mbijetoja nga çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupi ynë është i çmuar dhe jeta është një mrekulli”.

“Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por po, kjo nuk ka filluar akoma. Nëna dhe babai të duan përgjithmonë”, ka thënë më tej ajo.

Të ngjashme