Christie Brinkley zhvishet në bikini, e besoni ajo mbush 70 vjet edhe pak ditë?!

| 11 Jan 2024 | 14:21 | Nga

Christie Brinkley do të mbushë 70 vjet, më 2 shkurt. E mesa duket festimet për ditëlindjen e saj kanë filluar që tani.

Aktorja e njohur ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një fotografi, ku ajo duket mahnitëse në bikini.

Modelja e “Sports Illustrated Swimsuit” kishte veshur rroba banjoje të bardha gjysmë të tejdukshme, ndërsa ishte shtrirë me shpinë në cepin e bregut të detit në një ishull në Turks and Caicos.

Foto e saj u pëlqye menjëherë nga fansat e saj, të cilët e komplimentuan për format trupore. Disa thanë se Brinkley duket përgjysmë më e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme