Google është duke përditësuar shfletuesin e tyre, Chrome për Windows për të mbështetur njoftimet nga brenda Windows 10.
Google ka provuar këtë tipar të ri tash e disa muaj. Tani njoftimet e Chrome do të shkojnë direkt në Windows 10 Action Center.
Google tashmë ka lansuar këtë përditësim, i cili brenda pak ditësh do të jetë te të gjithë përdoruesit e tij, transmeton koha.net.
Nëse nuk e shihni këtë përditësim të ri në Chrome nga Windows 10, mund të shkoni ta bëni atë manualisht në chrome://flags dhe të gjeni “native notifications” e ta lejoni atë për t’iu njoftuar.