CIA: Programi ambicioz i Shqipërisë për rritjen e ekonomisë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:19 | Nga

Shqipëria, dikur një shtet i mbyllur me ekonomi të planifikuar, është një vend me ekonomi të hapur të tregut dhe moderne, shkruan Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në raportin e saj për Shqipërinë.

Shqipëria arriti të kalojë valën e parë të krizës financiare, por efektet negative të krizës shkaktuan ngadalësim të konsiderueshëm të ekonomisë.

Që prej vitit 2014, ekonomia e Shqipërisë është përmirësuar dhe ka arritur një rritje prej 3,8% në vitin 2017.

Që prej vitit 2015, Shqipëria ka filluar një program ambicioz për të rritur mbledhjen e taksave dhe për të futur sa më shumë sipërmarrje në ekonominë formale. Ndërsa në korrik 2016, Shqipëria kaloi një amendament kushtetues për të reformuar sistemin e drejtësisë, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe reduktojë korrupsionin.

Gjithashtu në këtë raport evidentohen edhe reformat e ndërmarra në sistemin energjetik në vend.

“Kohët e fundit qeveria ka ndërmarrë hapa për të bllokuar humbjet jo për arsye teknike dhe ka filluar të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes. Forcimi i kontratave të elektricitetit ka përmirësuar vijueshmërinë e sektorit, duke ulur varësinë e tij nga buxheti. Gjithashtu, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, qeveria po zhvillon hapa për të përmirësuar rrjetin hekurudhor të vjetruar, një barrierë prej shumë kohësh për rritjen ekonomike”.

Investimet e huaja janë rritur ndjeshëm vitet e fundit pasi qeveria ka ndërmarrë një program ambicioz për të përmirësuar klimën e biznesit nëpërmjet reformave fiskale dhe legjislative.

Qeveria është fokusuar në një thjeshtësim të kërkesave për licencim dhe kodit të taksimit si dhe ka arritur një marrëveshje të re me FMN-në për më shumë mbështetje teknike dhe financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme