CIA publikon 470,000 dokumente të Bin Laden

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 08:49 | Nga

Shërbimi i Inteligjencës Amerikane, CIA, ka publikuar afërsisht 470,000 dokumente të cilat janë marrë në vitin 2011 gjatë një operacioni ku ishte vrarë lideri i al-Qaeda, Osama Bin Laden.

Në këto materiale gjenden ditari i tij personal, dokumente dhe video e audio incizimi, duke përfshirë një videoklip ku shihet i biri i tij Hamza i rritur në dasmën e tij.

Ky është publikimi i katërt i CIA-s të materialeve që janë gjetur në vendin e fshehjes së Osama Bin Laden në Abbottabad, Pakistan.

Disa nga materialet nuk janë bërë publike ngaqë mund të dëmtojnë sigurinë nacionale, kanë deklaruar nga kjo agjenci.

“Publikimi këtyre materielave, dokumenteve, video incizimeve të marra nga al-Qaeda, ofron një mundësi për qytetarët amerikan që të fitojnë më shumë njohuri lidhur me planet dhe funksionimin e kësaj organizate terroriste” ka thënë drejtori I CIA-s, Mike Pompeo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme