Një studim i ri ka zbuluar se personat e martuar janë më pak të prirë të vuajnë nga demenca.
Në anën tjetër, të shkurorëzuarit janë rreth dyfish më të prirë sesa të martuarit që të vuajnë nga demenca, ku meshkujt e shkurorëzuar janë më të rrezikuar sesa femrat.
Ky hulumtim, sipas hulumtuesve, është i rëndësishëm sepse numri i të rriturve të pamartuar në SHBA vazhdon të rritet.
Për këtë studim, hulumtuesit i kanë analizuar të dhënat e mijëra njerëzve nga viti 2000-2014.
Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën “The Journals of Gerontology”.