Pas zërave se çifti George Clooney dhe Amal Alamuddin presin binjakë, vijnë edhe fotot e para të avokates së famshme shtatzënë.
Ndonëse shtatzënia nuk shihet mirë, rrumbullakosja e barkut të gruas së aktorit duket qartë. Këto foto paparaci janë realizuar nga “Chi”.
Amal ka qenë nën shoqërinë e Georget dhe vjehrrëve në Aeroportin e Barcelonës, ku ishin për pushime.
Rrobat e gjera që ka veshur nuk ia fshehin plotësisht rrumbullakosjen në bark. Në këtë pikë pritet vetëm deklarate zyrtare e çiftit të famshëm.