Çifti i famshëm braktis Oscars për një darkë romantike

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 20:40 | Nga

Eventi që njihet si ngjarja më e madhe e vitit, e dedikuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze Oscar, për shumë personazhe të njohur nga bota e kinemasë e Hollywoodit, është një nga aktivitetet më të rëndësishme në axhendën individuale. Përgatitjet nisin shumë muaj përpara konfirmimit të datës zyrtare, sepse ka një kusht të pashkruar: të gjithë duhet të shkëlqejnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq, gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeve të rëndësishëm, si edhe në festën post eventit, ku të gjithë yjet bëhen bashkë për të shijuar muzikën e përzgjedhur, pijet, bisedat, etj.

Një rregull i tillë duket se nuk ka pasur vlerë për ata të dy! Çifti i aktorëve amerikanë, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, e kanë braktisur cermoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2018, për diçka më private, më intime. Ndonëse, njihen si bashkëshortë diskret sa i përket rrjeteve sociale, ata nuk e kanë kursyer një foto të të dyve. Sipas revistës People, ka qenë Ashton i cili ka publikuar një foto ku ata të dy duken shumë bukur bashkë, e ku ka shkruar: “night out with the wife”.

https://www.instagram.com/p/Bf7Yq8FnQ88/?utm_source=ig_embed

Ai i veshur me smoking dhe Mila me një fustan të zi elegant shkëlqenin me njëri-tjetrin, ndërsa kanë shijuar momente më private, larg protagonizmit në tapetin e kuq, prozhektorëve, paparacëve, et. Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës tre vjeçe Wyatt Isabelle dhe djalit 14 muajsh Dmitri Portwood.

Pavarësisht të gjithave, ata duken mjaft bukur me njëri-tjetrin apo jo?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme