Një çift zhytësish kanë marrë pjesë në një fotosesion me peshkaqenin më të madh të bardhë në planetë, pasi është parë duke notuar në afërsi të Havait.
Peshkaqeni gjigant i njohur si “Deep Blue” peshon hiq më pak se 2.5 tonë dhe ka një gjatësi prej mbi gjashtë metrash, dhe për herë të parë e kishte parë fotografët Mark Mohler dhe Kimberly Jeffries, transmeton Telegrafi.
Çifti vendosën të futen në ujë dhe nga afër ta fotografojnë peshkaqenin gjigant në afërsi të ishullit Oahu të Havait. Videoja e publikuar më poshtë shfaq Jeffies duke qëndruar afër peshkaqenit që e hante balenën e ngordhur.
“Deep Blue është peshkaqeni më i madh i bardhë që është afro shtatë metra, dhe për herë të fundit ishte parë në Meksikë”, ka shkruar Mohler në Facebook.