Çifti i moshuar nga Britania fiton betejën me Coronavirusin

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

As koronavirusi nuk arriti të mposhte dashurinë për më shumë se 60 vite, të dy të moshuarve në Britaninë e Madhe.

Gillian England, 88 vjeç dhe bashkëshorti i saj 91-vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital pasi iu shfaqën simptoma të COVID-19. Bëhet e ditur që gjendja shëndetësore e çiftit nisi të rikuperohej dhe ata tashmë do ta vazhdojnë trajtimin nga shtëpia. Sipas mjekëve, forca e tyre për përballimin e sëmundjes, buronte nga dashuria që kishin për njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë pas krahëve sëmundjen, familjarët dhe vetë çifti kanë falënderuar mjekët dhe infermierët që u kujdesën për ta.

“Falënderoj stafin mjekësor që u kujdes për mua dhe bashkëshortin. Jam vërtet e lumtur që arritëm të shërohem”, tha Gillian./Tch/

Të ngjashme