Ai është një princ i rritur në Londër, biri i trashëgimtarit të parë të fronit britanik. Ajo është një aktore e lindur në Kaliforni, vajza e një instruktori të yoga-s.
Pavarësisht edukimit të ndryshëm, Princi Harry dhe e dashura e tij amerikane Meghan Markle duken se kanë më shumë të përbashkëta nga sa mund ta kishim imagjinuar.
Një investigim i bërë nga “The Mail”, tregon se çifti ka lidhje gjaku të largët, përmes një paraardhësi të shekullit të XV. Bëhet fjalë për Ralf Bowes i cili është kushëriri i tyre para 15 brezave dhe kjo tregohet më qartë nëpërmjet një tabele të pemës së familjes.
Nuk besojmë aspak se kjo përbën një problem për çiftin apo për familjen mbretërore, pasi jemi të sigurt se çdokush në këtë botë ka lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Princ Harry dhe aktorja amerikane pas disa kohësh bashkë, kanë bërë më në fund publike lidhjen e tyre. Çifti do të nisë bashkëjetesën në fillim të muajit nëntor, ndonëse kjo është jashtë rregullave të familjes mbretërore, e ndërsa për dasmën nuk dihet ende se kur do të zhvillohet.
E vetmja gjë që dimë është se ajo do të jetë shumë private, aspak e ngjashme me atë të princ William dhe dukeshës Kate.