Çifti Obama zgjidhen më të admiruarit në SHBA

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Michelle Obama është “Gruaja më e Admiruar” e Amerikës, duke thyer rekordin e Hillary Clintonit, e cila ka kryesuar këtë listë prej 17 vjetësh.

Clinton u rangua e treta sivjet në listën vjetore të Gallup si “Gruaja më e admiruar e vitit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas Oprah Winfreyt, ndërkohë që vendin e katërt e mori Melania Trump.

Michelle Obama, e cila këtë vit nxori në shitje librin e saj autobiografik “Becoming”, bëri një bujë të madhe përgjatë gjithë vitit. “Becoming” ishte libri më i shitur i vitit 2018.

Oprah Winfrey, fituesja e vendit të dytë dhe ish-zonja e parë  ka qenë në një turne në mbarë vendin në teatro dhe në koncerte, përveç për të bërë shfaqje të shumta të medias edhe për të përmendur kujtimet e saj.

Ndërkohë Hillary Clinton ka qenë në vendin e parë të kësaj liste për 22 herë me radhë, më shumë se çdo burrë tjetër apo grua tjetër – sipas Gallup, duke përfshirë vitet 1993, 1994, 1997 deri 2000, dhe 2002 deri 2017.

Vendin e katërt e mori Melania Trump, zonja e parë e SHBA-së.

Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë është gjithashtu pjesë e Top 5.

Sa i përket meshkujve, ish-Presidenti Barack Obama është “Njeriu më i Admiruar” për 11 vjet radhazi.

Presidenti Donald Trump erdhi në vendin e dytë për të katërtin vit me radhë.

Xhorxh W. Bush, Papa Francis dhe biznesmeni Bill Gates ishin gjithashtu pjesë e top 10.

Por si realizohet ky sondazh?

Gallup u kërkon amerikanëve në një pyetësor të hapur, që të emërojë njeriun dhe gruan e gjallë që admirojnë më së shumti.

Në sondazh, demokratët e cilësuan çiftin Obama si “Burri dhe gruaja më të admiruar të vitit”.

Ka gjithashtu dy burra të dukshëm që mungojnë në listë, të cilët në mënyrë tipike e përbënin top 10-shen: Sen. John McCain dhe Rev. Billy Graham, të cilët që të dy vdiqën vitin e kaluar.

Lista me femrat më të admiruara të vitit 2018

Lista me meshkujt më të admiruar të vitit 2018:

Të ngjashme