Një çift iranian i njohur në mediet sociale janë dënuar në mungesë me 16 vjet burg dhe 74 fshikullime nga sistemi i Gjykatës Revolucionare të vendit.
Ish-bokseri, Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij Shabnam Shahrokhi iu dha dënimi për “propagandë kundër regjimit”, duke postuar përmbajtje “të turpshme dhe vulgare” dhe “përhapje të korrupsionit moral”.
Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij nxorën këtë foto familjare ku gruaja nuk kishte hixhab. Për këtë arsye, një gjykatë iraniane i ka shpallur të dy fajtorë për “veprat anti-islamike përhapje të dekadencës morale dhe të prostitucionit”.
Me mbi gjysmë milioni ndjekës në Instagram, Moin-Shirazi është një sipërmarrës dhe ish-kampion i kikboksit. Ai u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa Shahrokhi u dënua me shtatë vjet, 74 fshikullime dhe tre muaj punë pa pagesë.
Çifti e kuptoi që ata ishin në shënjestër të Gjykatës Revolucionare disa kohë më parë, me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit që i thërriste në disa raste dhe i merrte në pyetje për orë të tëra. Gjatë këtyre takimeve, hetuesit thuhet se i thanë Moin-Shirazi që të ndalonte postimet që binin ndesh me politikat të Iranit, si dhe fotografitë e gruas së tij pa shaminë.
Çifti i mediave sociale më pas morën dy fëmijët e tyre dhe ikën nga vendi, dhe tani janë në në Turqinë. Ata u informuan për dënimin e gjykatës përmes avokatit të tyre, i cili do të përpiqet të apelojë kundër aktgjykimit.