Çifti që çdoherë vishen njësoj me njëri-tjetrin

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Kanë modele të ndryshme të veshjeve. Me ngjyra luajnë kohë pas kohe, por e rëndësishme për ta është që në fund të dalin të kombinuar.

Kryefamiljari Agron Brahimi kujdeset për veshjet e familjes. Ai thotë se detajet janë ato që i bëjnë më të veçanta veshjet që i punon, raporton emisioni #gjesi në T7.

Agroni i cili merret më dizajn mode tash e 15 vjet, preferon që kudo që dalin të jenë të kombinuar. E kjo padyshim se tërheq vëmendje dhe reagimet e njerëzve janë prej më të ndryshmëve.

Duke qenë se qep shumë veshje për familjen dhe mundohet të jenë sa më të veçanta, Agroni tregon se ku e gjen inspirimin.

Përveç fustaneve, këmishëve, setrave e pantallonave, Agroni punon edhe me çanta e qafore, e së fundmi është duke u kujdesur edhe për qepjen dhe dizajnin e maskave.

Të ngjashme