Çifti i shtatshkurtër organizon dasmë përrallore (Foto)

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 13:10 | Nga

Një çift me sindromën e “nanizmit” nga Sunderland kanë bërë një martesë përrallore në të cilën prezent ishte edhe djali i tyre i vogël.

Në ceremoninë e tyre i pranishëm ka qenë edhe djali i çiftit i cili ka lindur me dy forma të sëmundjes së “nanizmit”, anachondaplasia si nëna e tij dhe pseudochondaplasia si babai , dhe nuk pritej që ai të mbijetonte më shumë se disa orë.

Megjithatë, ai jo vetëm ka jetuar i shëndetshëm, por ka shijuar edhe dasmën e prindërve të tij, ku ka shërbyer bartës i unazës së martesës.

Laura 26 vjeç dhe Nathan 37 vjeç janë takuar teksa kanë kryer rolin e xhuxhit në prodhimin e filmit “Snow White”.

“Ishte e mrekullueshme, pasi ishte përralla perfekte që ne të nisnim jetën së bashku. Tani jemi të martuar dhe dasma ishte thjesht magjike”, është shprehur nusja.

Nusja e veshur me një fustan 800 paundësh ka shkuar pranë altarit ku e priste bashkëshorti i saj i Nathan i veshur me kostum.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme