Një burrë nga komuniteti Dalit në Indi është vrarë bashkë me gruan e vet pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi 22 cent.
Policia ka thënë se çifti është vrarë dje nga një shitës perimesh, pak momente pasi ata i kishin thënë shitësit se kishin nevojë për më shumë kohë t’i paguar biskotat që i kishin blerë nga ai, raporton BBC.
Burrit i është prerë koka, ndërsa gruaja është masakruar deri në vdekje.
Shitësi është arrestuar.
Komuniteti Dalits, dikur të njohur si të paprekshmit, formojnë shkallën më të ulët të hierarkisë kastë.