Një operacion i përbashkët shqiptaro-grek po zhvillohet për të shpëtuar një çift zviceran që kishin lundruar pasditen e djeshme në një varkë të vogël në ujrat tona në afërsi të Borshit dhe u deklaruan të humbur në orët e mbrëmjes.
Ministria e Mbrojtjes informon se sot nē mëngjes është gjetur burri Peter Kaser dhe ndodhet në spitalin e Korfuzit për shkak të gjëndjes së rëndë shendetesore. Ndërsa vijojnë kërkimet për Vera Kaser.
Anijet e forcës detare dhe nje helikopter i forcës ajrore po marrin pjese ne operacionin e kërkim shpëtimit.