Cigaret elektronike mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe kancer

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 06:58 | Nga Ekonomia Online

Cigaret elektronike (E-cigaret) paraqiten në treg si alternativë e sigurt përballë cigareve të zakonshme, por një studim i bërë së fundmi tregon se cigaret elektronike mund të shkaktojnë dëm në shëndetin tuaj.

Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë në New York, zbuluan se minjtë e ekspozuar ndaj avullit elektronik të e-cigares në eksperimentet e bëra, përjetuan dëmtim të ADN-së në mushkëri, fshikëz dhe zemër, dhe kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Dëme të tilla u gjetën po ashtu në qelizat e njeriut si në mushkëri dhe fshikëz, të cilat ishin ekspozuar nga avulli elektronik për 10 vjet.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 2 milionë nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara raportojnë se kanë përdorur cigare elektronike gjatë 30 ditëve të fundit.

E-cigaret nuk janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), si një ndihmë për lënien e duhanit, pasi Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA konkludoi se ka “prova të pamjaftueshme për të rekomanduar për ose kundër përdorimit të tyre për ndërprerjen e pirjes së duhanit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme