Cigaret elektronike, edhe më të dëmshme sesa duhani

Prishtinë | 08 Nën 2023 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Cigaret elektronike shkaktojnë më shumë dëm se sa përmirësime shëndetësore, përderisa përdoren si “drogë alternative” kështu duke çuar të rinjtë drejt duhanpirjes.

Industria e duhanit ka reklamuar cigaret elektronike si një alternativë më të sigurt nga cigaret tradicionale, që kur ishin prezantuar për herë të parë në fillim të viteve 2000.

Megjithatë studiuesit në Kolegjin Dartmouth nuk pajtohen me një gjë të tillë. Udhëheqësi i studimi ka thënë se dy nga tre përdorues të cigareve elektronike provojnë cigaret tradicionale, kështu duke çuar në përdorim afatgjatë ku një në tre përdoruese shkurtojnë dhjetë vjet nga jeta e tyre.

Niveli i përdorimit të cigareve elektronike është më i lartë tek personat në adoleshencë, të cilët kanë gjasë për katër herë më shumë të fillojnë konsumimin e cigareve tradicionale.

Cigaret elektronike gjithashtu mund të ndihmojnë edhe lënien e duhanit tek personat që e konsumojnë aktualisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme