Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist në fitoren e Konyasporit ndaj Kasimpasas në kuadër të Superligës së Turqisë.
Cikalleshi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, ku vetëm katër minuta më vonë 64’, e dërgoi në epërsi ekipin e tij.
Sulmuesi shqiptar në minutën e 77 asistoi për Guilhermen, i cili realizoi golin e dytë në ndeshje.
Konyaspori pas fitores kalon në vendin e 15-të me 13 pikë të grumbulluara.
Kështu Cikalleshi vazhdon me formë të mirë, pasi edhe me Shqipërinë realizoi gol, i cili ishte i pari në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. /Klankosova.tv.