Çiklistët e “Critical Mass” nuk ndalen, kërkojnë hapësira për biçikleta në kryeqytet

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 18:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çiklistët e “Critical Mass” nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre për shtigje të biçikletave në Prishtinës.

Edhe këtë herë me dhjetëra adhurues të biçikletave janë mbledhur në sheshin “Ibrahim Rugova” për të vazhduar pastaj në disa nga rrugët kryesore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Egnesa Vitia nga grupi i çiklistëve “Critical Mass”, teksa shpalosi detaje lidhur me aktivitetin, tha se do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Donika Dabinovci, një tjetër pjesëmarrëse në këtë marsh të biçikletave, bëri të ditur vështirësitë me të cilat përballen çiklistët në Prishtinë.

Ajo tha se nga vozitësit e automjeteve çiklistët nuk konsiderohen si njerëz dhe si pjesë e trafikut, por si objekte, raporton EO.

Aktivitet i ngjashëm me biçikleta është mbajtur edhe muajin e kaluar.

 

Të ngjashme