Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni “Kasandra” është në dobësim, megjithatë reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
“Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Sektori i Meteorologjisë:
Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:
Malishevë 52mm ( l/m²)
Junik 36mm
Istog 36mm
Prizren 33mm
Drenas 29mm
Gadime (Lipjan)27mm
Ferizaj 24mm
Viti 23mm
Prishtinë 22mm
Kamenicë 21mm
Mitrovicë 20mm
Gjakovë 15mm
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.
Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!