Është “Richebourg Grand Cru” e vitit 1985 dhe kushton më shumë se 15 mijë dollarë për shishe.
Këtë e ka vendosur klasifikimi i përvitshëm i faqes angleze Wine Searcher, që merr në konsideratë prodhimin e afro 55 mijë prodhuesve në të gjithë botën, për një total prej 7 milionë e treqind mijë shishe.
“Richebourg Grand Cru” është një verë e rrallë, me prejardhje nga vreshtat e Borgonjës, dhe është relativisht e panjohur edhe për ekspertët. Mes 50 verërave më të shtrenjta nuk ka asnjë italiane, ndërkohë që plot 40 prej tyre vijnë prej këtij rajoni francez.
Në çdo rast, vera më e shtrenjtë në Itali në vitin 2015 ka qenë piemontezja Barolo Collina Rionda Docg, e cila kushton 981 dollarë për shishe.