Cila kafshë jetoi 256 vjet dhe kuriozitete të tjera

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Një breshkë mashkull e quajtur Advaita (që do të thotë një dhe e vetme) kishte lindur në vitin 1750 dhe ngordhi në vitin 2006.

Në Alaskë ka një piceri, e cila i shpërndan picat me avion

Burgu Bastoy në Norvegji është një prej burgjeve më të mirë në botë. Aty strehohen kriminelët më të mëdhenj, në kushte nga më luksozet.

Image result for fun facts about dogs

Në vitin 1923, një qen përshkoi pothuaj 2/3 e SHBA për të gjetur familjen e tij. Bobi, qeni bredharak, po udhëtonte me pronarët kur humbi në Indiana. 6 muaj më vonë ai u kthye në shtëpi në Oregon, pasi kishte ecur 2500 milje nëpër Malet Shkëmborë, në mes të dimrit.

Image result for charles darwin

Çarls Darvini hante çdo kafshë që zbulonte

Japonezët po punojnë për të zhvilluar teknologji, për të transmetuar energjinë elektrike pa kabllo. Objektivi i tyre është transmetojnë energji nga panelet diellorë përreth Tokës deri në vitin 2030. Deri tani kanë arritur të transmetojnë 10 kë energji nga 500 metra larg.

Image result for zika virus canada

Kur mushkonjat ju pickojnë, ato lëshojnë pështymën e tyre në lëkurë, sepse ajo shërben si koagulant dhe bën që gjaku të vazhdojë të rrjedhë, ndërkohë që ato pijnë. Trupi juaj e sheh pështymën si një trup tëhuaj dhe lëshon histamina, të cilat zgjerojnë enët tuaja të gjakut, gjë që lejon më shumë qeliza të bardha gjaku që të sulmojnë. Ky reagim i trupit shkakton fryrjen – dhe prandaj pickimet e mushkonjave na bëjnë të kruhemi.

Një grua që u verbua për shkak të një aksidenti, me kalimin e kohës zhvilloi personalitete të shumëfishtë – disa prej tyre mundeshin edhe të shihnin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme