Java e pestë në Superligën e Kosovës dhuroi ndeshje interesante, ku Peja është skuadra e vetme e pamposhtur, derisa Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë.
Tashmë nuk ka skuadra pa fitore në elitë. Trepça ka mbrojtjen dhe sulmin më të mirë, si dhe prin me kërcime së bashku me Sigal Prishtinën.
Golden Eagle Ylli është në vendin e parë sa i përket asistimeve, me 25 për ndeshje. Istogu ka 10.6 topa të vjedhur për ndeshje, ndërsa Peja është e para me bllokada, 3.4 për ndeshje.
Trepça Sulmi 93.8
Trepça Mbrojtja 75.6
Trepça &Sigal Prishtina Kërcime 43.4
Golden Eagle Ylli Asistime 25
Istogu Topa të Vjedhur 10.6
Peja Bllokada 3.4
Peja Gjuajtje të Lira 85.71 %
Proton Cable Prizreni Gjuajtje për 2 pikë 61.31 %
Trepça Gjuajte për 3 pikë 41.60