Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Lori Hoxha ka zbuluar mjaft detaje interesante nga “Big Brother VIP”.
E vënë përballë një liste personazhesh “VIP”, ajo zbuloi se cilët janë kontaktuar nga produksioni për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme në vend.
Lori tregoi se personazhet e kontaktuar janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha e shumë e shumë të tjerë.
Nga ana tjetër mohoi se jenë kontaktuar personazhet që kanë qenë më parë në “Big Brother Albania”.
Po ashtu, e pyetur nëse ka pasur ndonjë kriter bazë ku produksioni është fokusuar, që ata duhet të përshtateshin patjetër.
“Kriteri i parë ishte që ata të kishin një lloj njohje në publik. Ky është kriteri bazë i patentës së “Big Brother VIP”. Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i “Big Brother” në Hollandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Në fakt unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhja e personazheve sepse mendoj që produksioni duhet të qëndrojë larg pjesës së kontentit që mos të ndikoheshin nga pëlqimet personale. Sigurisht që ne duam të ketë karaktere të forta, njerëz që i qendrojnë një mendimi të caktuar, që janë një model i mirë për shoqërinë. Që kanë diçka për të ofruar, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një lloj industrie të caktuar në Shqipëri. Jemi munduar të mbajmë sa më shumë grupe të ndryshme njërëzish, sepse ky është thelbi i “Big Brother” në fund të ditës. Se si funksionojnë disa njerëz të kritereve të ndryshme në një ambient të përbashkët. Të gjithë njërzit që ti nuk ke nevojë t’i pyesësh për emrin, kanë një lloj imapkti në publik. Ne jemi munduar të ftojmë brenda shtëpisë së “Big Brother” persona që kanë një lloj influence”, u shpreh Lori.