Kush duhet të largohet dhe pse!
- Ministrishën e Arsimit e largon, për shkak se ajo e ka punësuar vajzën e saj në ministrinë e financave, dhe e ka emëruar një klasë të një shkolle me emrin e saj.
- Ministreshën e Punëve të Jashtme e largon, shkaku se ia ka falur vajzës së saj 15-të vjeçare përvojën e rrejshme të punës në ministrinë e jashtme (se i është dashur përvoja e rrejshme për t’u regjistruar në një fakultet të Gjermanisë).
Ministresha nuk i trembet Albin Kurtit, sepse ajo e ka Presidenten, dhe plus e di se Ai është i vetmuar…
- Zv.kryeministreshën e largon, për arsye se e ka punësuar vajzën e saj në RTK!
- Ministrin ‘turk’ e largon, shkaku se nuk është ministri yt, por është ‘ministri i qeverisë nën hije’…
dhe se aq shumë nuk të bën hesap sa që publikisht i ka dhënë pare të mëdha fondacionit të tij personal. - Një zv.ministre i ka dhënë tender motrës së saj! Çfarë kryeministri je ti që ia toleron!
I keni nda paret bashkë a çka! - Ministreshën e ekonomisë e largon, shkaku i sentimentit të saj anti-shqiptar.
Ajo i ka fyer shqiptarët në stilin e Ali Shukriut. - Ministrin e Financave e largon për shkak se të ka prishur me të gjitha sindikatat.
Ministër i dështuar po e po, por edhe qesharak, që thërret konferenca urgjente për media, kur ka për të treguar se kanë dalë pensionet… 90 euro.
Nëse e lyp armikun e brendshëm, e ke para hundëve, ministrin e financave, i cili (me apo pa agjendë), të ka prishur me të gjithë.
- Besnik Bislimin e largon që ka thënë se i janë zbardhur flokët sherri i dialogut me serbët!
Populli po pyet: Pse kryeministrit i janë nxirë flokët prej se po dialogon me serbët, kurse Besnik Bislimit i janë zbardhur:
a janë serbët e njejtë me të cilët po flasin, dhe a po flasin për temat e njëjta me ta!
Zbardhja e flokëve të Besnik Bislimit, dëshmon se Besnik Bislimi e merr më seriozisht dialogun se sa Albin Kurti.
- As mua nuk më janë zbardhur flokët (shumë seriozisht e kam).
Zbardhjen e hershme të flokëve shqiptarët e marrin si shenjë mençurie.
Një herë nana, duke e analizuar në thelb zbardhjen e parakohshme të flokëve, u habit dhe konstatoi:
,Kush është avdall, nuk zbardhet. Kush është serioz – zbardhet’.
E unë?’
Ndoshta është e vërtetë. Se sot në pauzë, i kam hip kerrit dhe kam shku’ në Fushë-Kosovë urgjent me blé një shnollë të kuqe, me rruza.
Sa herë e kam punën ‘pick’ e blej një shnollë, që dmth kam shumë shnolla.
M’u tek,me kombinu shnollën me fustanin me qershia, kush që m’nal s’kish.
- Edhe më thellë është puna: Besnik Bislimi e ka lëshuar edhe një fjalë më të rëndë se thinjat.
Tha: Kam frikë se dialogu me Serbinë ma ka ndryshuar karakterin.
Pra, serbët, kanë filluar t’ua ndryshojnë këtyre edhe karakterin:
Besnik Bislimi u bë shybeli, nuk i beson më vetes (e pranon publikisht) por ne duhet t’i besojmë atij.
- Ministrin Peci (nëse guxon prej Presidentes) e largon shkaku se ka thënë se ‘unë (KB) jam medium e jo individ’.
Pra, ka gënjyer, se unë jam individ-pyete AKI-në (dhe jam duke menduar ta padis).
I ka mbetur hatri që e ka mbiemrin Peci.
Unë s’kam faj.
Të largohet nga qeveria. I vonon subvencionet dhe e ka shkatërruar bujqësinë.
- Ministrin e shëndetësisë mos e largo, se largohet vet. Së paku cinik nuk është.
- Fitore Pacolli të ka bërë të dukesh stalinist, që i urren intelektualët dhe gazetarët.
Edhe nëse i urren, kur je i mençur nuk tregon.
Albin Kurtin më shumë e ka ‘ruajtur’ dhe kursyer opozita, se sa njerëzit e tij.
- Kur tha dje se ‘në të ardhmën nuk do të jenë në listë për deputetë ata që janë sot…dhe se kot e ka edhe ai që ka raporte rë mira me media…
për Glauk Koniufcën e kishte fjalën…
Ama Glauku është luan (në horoskop), e sheh ky çfarë haydari i del luani…
P.S. Memli Krasniqi ka vepruar mirë që e ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për takim.
Ftesë patetike! Gjoja rrezik puna!
Për çka duhet të takohen?
Çka u bë!
Ne nuk kemi nevojë për unitet, se askush prej partive politike shqiptare nuk është me Serbinë e kundër Kosovës,
Ne kemi nevojë për pare, për rrymë, për uljen e çmimeve, për punë, për pastërti..