Miftaraj: Evropianët po përdorin gjuhë të butë ndaj Vuçiqit duke e lutur që të largojë ushtrinë nga kufiri

Prishtinë | 30 Sht 2023 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, ku Serbia ka vendosur forca ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.

Miftaraj thotë se vendet e Bashkimit Evropian vetëm po e lusin Serbinë për tërheqje të ushtrisë dhe nuk po marrin sanksione ndaj tyre.

Në reagimin e bërë në Facebook, ai ka shkruar se dallimin mes amerikanëve dhe evropianëve është se amerikanët nuk e përsërisin dy herë gabimin e njëjtë.

“Kur amerikanet gabojnë në një situate të caktuar asnjëherë nuk thonë gabuam, por morëm një mësim të ri. Sidoqoftë, amerikanet nuk gabojnë dy herë dhe nuk e përsëritin gabimin e njëjtë.

Kur evropianet gabojnë, sigurohen qe gabimin e njëjtë ta përsërisin në pafundësi. Edhe pse evropianet e dinë se politikat e Vuçiqit janë një kopje e politikave të Millosheviqit, edhe pse për Vuçiqin nuk është me rendësi populli serb në Kosovë por territori i Kosovës pas shqiptare, prapë së prapë përdorin gjuhë të butë dhe amnistuese ndaj Vuçiqit. E lusin që të tërhjek forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë. Nuk duhet të ketë lutje, duhet të ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizese të Vuçiqit dhe klanit të tij”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Kur amerikanet gabojnë ne një situate te caktuar asnjëherë nuk thonë gabuam, por morëm një mësim te ri. Sidoqoftë, amerikanet nuk gabojnë dy here dhe nuk e perseritin gabimin e njëjte.

Kur evropianet gabojnë, sigurohen qe gabimin e njëjte ta perserisin ne pafundësi. Edhe pse evropianet e dine se politikat e Vuçiqit janë një kopje e politikave te Millosheviqit, edhe pse për Vuçiqin nuk është me rendësi populli serb ne Kosove por territori i Kosovës pa shqiptare, prape se prape përdorin gjuhe te bute dhe amnistuese ndaj Vuçiqit. E lusin qe te terhjek forcat ushtarake nga kufiri me Kosove.

Nuk duhet te ketë lutje, duhet te ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizuese te Vuçiqit dhe klanit te tij.

Të ngjashme