Kosova ka rregjistruar qindra raste ku djemtë sulmues dhe abuzues seksual thuhej se ishin nga familje të njohura dhe të mira. Dhe pyetja ime për ju është: cila nga ato familje ndëshkoi të birin abuzues? Cila nga ato familje doli në publik dhe e qortoi të birin sulmues seksual? Cila nga ato familje u paraqit në gjykatore dhe kërkoi dënim për të birin përdhunues? Asnjë. Zero.
Cili është koncepti juaj për familjen e mirë?
Në anën tjetër, qindra e mijëra familje poashtu të njohura dhe të mira ishin super të shpejta që të heqin dorë nga e bija gabimtare. Qindra e mijëra familje dënuan të bijën e devijuar. Po ato familje të mira dhe të njohura u distancuan nga e bija në gabimin dhe dështimin e saj të parë. Përgjithmonë.
Cili është koncepti juaj për familjen e mirë?
Qindra e mijëra familje të mira dhe të njohura u bën strehë e gabimeve të bijve të vet, dhe qindra dhe mijera familje të mira dhe të njohura u bënë xhelati i bijave të tyre.
Cili është koncepti juaj për familjen e mirë?
Nëse standardet e dyfishta me bazë gjinore nuk është patriarkalizëm, atëherë çfarë është?
Familja e mirë nuk është familja patriarkale.
Duhet urgjentisht të rivizitoni botëkuptimet e juaja për familjen!
Familja patriarkale është bashkësi idiotësh dhe hipokritësh, familje përdhunuesish tinzarë.