Një gjumë i mirë na mundëson që të jemi më të çlodhur dhe me më shumë energji, ndaj për realizimin e tij është e rëndësishme që të zgjidhet pozicioni optimal.
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se ana e majtë është më e duhura për të pushuar më mirë dhe ja pse:
Ndihmon aparatin tretës– Fjetja në anën e majtë lehtëson funksionimin e aparatit tretës dhe kalimin jashtëqitjeve drejt zorrës së trashë. Po ashtu kush ka probleme me stomakun, në këtë pozicion do të ndihet më mirë.
Dobi për zemrën– Arteria më e madhe e trupit, aorta, ndodhet në anën e majtë, çka do të thotë se fjetja në anën e majtë, stimulon qarkullimin e gjakut.
Më pak presion mbi shpretkë– Shpretka ndodhet në anën e majtë të trupit. Është përgjegjëse për pastrimin e gjakut si dhe për eliminimin e papastërtive. Fjetja në anën e majtë stimulon punën e saj, shkruan noa.al. I gjithë trupi përfiton- Duke qenë se stomaku dhe pankreasi ndodhen në anën e majtë, i gjithë sistemi punon më mirë, nëse shmanget gjumi në anën e djathtë.
Gërhitja- Gjumi në anën e majtë, ndihmon për të marrë frymë më mirë dhe për pasojë të mos gërhitet, shkruan noa.al. Ky pozicion parandalon djegien e stomakut, dhimbjen e qafës dhe shpinës.