Cili është qyteti historik në Kosovë që po shuhet?

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 09:21 | Nga

Kinemaja e hoteli, që dikur i jepnin gjallëri qytezës së Novobërdës, nuk janë më.

Kanë mbetur vetëm godinat si relikt, që të japin shkas për të pyetur se çfarë kishte dikur aty. Të duhet shumë kohë për të lëvizur poshtë e lart derisa të takosh ndonjë banor, ani që është mesi i ditës.

Minierat me të cilat mburrej dhe mbahej gjallë kjo zonë, gati nuk janë fare në funksion. E që prej para një viti nuk ka më as shkollë të mesme. Ajo është zhvendosur në fshatin Llabjan, që shtrihet buzë magjistrales Prishtinë-Gjilan. Shpresat për jetë më të mirë janë shuar te banorët. Shpërnguljet janë të vazhdueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për ata pak njerëz nuk ka as shërbim transporti, ndonëse Prishtina është 35 kilometra larg, e Gjilani afro 20 kilometra. Ky transformim është më i rëndi në historinë e këtij qyteti, ndër më të vjetrit në Evropë.

Burimet e shkruara e njohin si qytet qysh në vitin 1326, me emrin Nuovo Monte. Madje, shpesh të bie të dëgjosh se kur Novobërda ka qenë qytet, Londra ishte fshat. E tash, për banorët ky vend ka të ngjarë të shndërrohet vetëm në një lagje të harruar./Koha.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme