Oprah Winfrey ka intervistuar pothuajse secilin lloj të të ftuarve në emisionin e saj, “The Oprah Winfrey Show” por jo të gjithë ishin të këndshëm, sipas saj.
“Mendoj, se lloji më i keq i të ftuarit, është kur ti i pyet ata diçka dhe ata fillojnë të flasin për vitin 1975, dhe pastaj ti kujtohesh se jemi në vitin 2017. Sa gjatë do të duhet që të arrijmë deri në këtë vit?”, ka thënë Winfrey me shaka në një intervistë, transmeton Klan Kosova.
“Mysafirët më “të këqinj” janë ata që mendojnë se çfarëdo që thonë është kaq spektakolare dhe në fakt, e di, nuk është”, ka thënë tutje ajo.
Por çfarë është “më e keqja”?
Ai ose ajo që nuk mund të ndalet së lavdëruari punën e vet, thotë prezantuesja 63 vjeçare.
“Kam pasur një mysafir që ishte avokat që përmendi librin e tij 29 herë. Kaq herë, pasi unë fillova ta numëroj sa herë po e përmend. Çdo fjali fillonte “në librin tim, në librin tim, dhe nëse e bleni librin tim” dhe kështu më në fund unë thashë: “të gjithë e dimë emrin e librit. Publik, tregoni emrin e librit … kështu që ju nuk duhet ta përmendni më emrin e librit”, kujton Winfrey.
Prezantuesja shumë e njohur, që është edhe njëri nga njerëzit më të pasur në botë, tregoi edhe për suksesin që ka arritur.
“Është e mrekullueshme se si jeta ime ka ecur dhe jam e pasur e të gjitha. Kjo është vërtetë një gjë e bukur, më pëlqen kjo”, ka thënë ajo.