Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta’s Paradise, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.
Menaxheri i tij për një kohë të gjatë, Jarez Posey, tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa shenja jete në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.
Coolio kishte performuar në Prishtinë gjatë vitit 2002 para mijëra fansave, teksa gjatë kësaj kohe kryetar i kryeqytetit ishte Ismet Beqiri.
Ai e kishte pritur në zyre të tij reperin e njohur, Coolio.