Një incident ka ndodhur gjatë xhirimeve të emisionit “Thumb”, që transmetohet në Top Channel.
Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar në emision, ndërsa insistimi i gazetareve mbi një pyetje “të nxehtë” duket se e ka bërë atë të shpërthejë ndaj tyre.
“Qenkeni budallaçka ju mi, ik mi se ika fare. Legenet e dreqit”, dëgjohet Çiljeta teksa nervozohet ndaj gazetareve dhe ikën nga emisioni, siç duket në videon e mëposhtme publikuar nga Prive.al, ndërsa nuk dihet se cila është pyetja që e bëri Çilin të braktisë emisionin.