Cipras cakton ministrin e ri të Mbrojtjes dhe kërkon votëbesim në Parlament

| 13 Jan 2019 | 15:20 | Nga

Për katër vite patëm një partnership të ndershëm… edhe pse vinim nga familje të ndryshme politike, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras duke iu referuar bashkëpunimit me partinë ”Grekët e pavarur” (ANEL) dhe liderit të saj, Panos Kamenos, i cili njoftoi largimin nga koalicioni qeveritar dhe nga posti i ministrit të Mbrojtjes, transmeton Klan Kosova.

“Pranova dorëheqjen e tij”, tha Cipras për gazetarët.

”Ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene, admirali Evangjelos Apostolaqis”, shtoi Cipras duke theksuar se qeveria do të përpiqej të rinovonte mandatin e saj duke kërkuar menjëherë një votëbesim në parlament.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme