Zotësia politike si “lojë fjalësh”, si kakofoni dhe cirk semantik në trajtën “Hovenier ka folur për një draft, e jo për draftin evropian” (Glauk Konjufca), apo “s’e paskam ditur që Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës…” (Albin Kurti), jo vetëm që e ka kthyer komunikimin politik në hajgare, por potencialisht shkakton edhe pasoja kur përballet me seriozitetin e nënkuptuar.
E para, s’di qysh mundet me qenë më i qartë ambasadori Hovenier kur na tha se raportet tona janë “të lënduara”, dhe
E dyta, është thjesht gjuhë evazive, që përdoret për ta shmangur një situatë të caktuar.
Pas një retorike intensive për “hajnat, kriminelët e zhvatësit” që e ka demonizuar politikën, cirku semantik (me ta mshtjellë, demek) e çon edhe më tej stërkeqjen, e bën politikën të gërditshme, gjithnjë më të përçmuar nga të rinjtë.
Prandaj, siç thotë nobelisti Vargas Llosa, ajo “vazhdon të mbetet në duart e matrapazëve e delenxhinjve”.