CIT organizon tryezën “Teknologjitë në zhvillim dhe ndikimi i tyre i mundshëm në ekonomi”

| 13 Maj 2023 | 14:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Konferencës Studentore “Teknologjia e Informacionit, Inovacioni dhe Ekonomia”, Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) ka organizuar diskutimin me përfaqësues të bizneseve, me temën “Teknologjitë në zhvillim dhe ndikimi i tyre i mundshëm në ekonomi”

Eugen Musta, shef i Departamentit të Administrimit të Biznesit në CIT, tha se tryeza ka për qëllim diskutimin e tematikave që informojnë për gjendjen e bizneseve dhe si do të mund të ndihmoheshin ato nga universitetet.

“Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është që të diskutojmë për disa tematika që janë të ndjeshme si dhe krizat me të cilat ballafaqohemi, në mënyrë që të kemi një bashkëpunim mes universiteteve, bizneseve dhe qeverisë”.

“Instituti ka në thelb simbiozën e zhvillimit digjital dhe të ekonomisë”.

“Sot vëmendja është në bashkëpunimin mes biznesit dhe universitetit. Biznesi shpeshherë është i vogël në ekonomitë shqiptare prandaj universiteti do të mund ta ndihmonte me impute”, u shpreh Musta.

Musta ka shpalosur para të pranishmëve, përfshirë studentë, programet bachelor dhe master që CIT ofron.

Alfons Zeneli, shef i Departamentit të Inxhinierisë, tha se synim i tyre është që të rritet koordinimi mes bizneseve dhe universiteteve në Kosovë dhe Shqipëri.

Të ngjashme