Çitaku akuzon Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Ujman

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Liqenin e Ujmanit. Ajo ka thënë se shkruar se kjo po bëhet për propagandë politike.

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por nuk do t’ia dilni. Marre ju qoftë”, ka thënë ajo në një status në Facebook.

Të dielën një mërgimtar dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit.

Të ngjashme