Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se bandat kriminale në vend kanë marrë zemër.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo po bëhet shkak se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje është dorëzuar.
“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet. Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë? ”
“Kjo është dorëzim. Qeversije e reduktuar në propagandë”, ka thënë Çitaku.