Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas përleshjes së fundit me armë zjarri në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.
Çitaku ka theksuar se në vend janë forcuar bandat kriminale dhe ka pyetur se ku janë ministri i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, duke shtuar se kjo është dorëzim.
Sipas saj, Qeverisja e tyre është reduktuar në propagandë.
“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet. Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë? Kjo është dorëzim. Qeverisje e reduktuar në propagandë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.