Çitaku: Deklarata e Vuçiqit për mohimin e masakrës është çmenduri totale

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, e quan një çmenduri totale deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo thotë se Vuçiq ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një  çmenduri totale”.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Vlora Çitaku@vloracitaku

President of #Serbia just declared that the massacre of #Reçak was a fabricated crime

This is utter madness!

Reçak was a tragedy which unfolded before the eyes of the world & revealed the true cruelty of the #Serbian regime in #Kosovo

Denial is unconscionable
Shame on Serbia!

View image on Twitter

1083:53 PM – Dec 5, 2019Twitter Ads info and privacy

Të ngjashme